Vidhte orenditë nga banesat e dëmtuara nga tërmeti, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

2 Korrik 2020, 08:47| Përditesimi: 2 Korrik 2020, 08:49

  • Share

Braktisja e banesave dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti 'ranë pre' e vjedhjeve në qytetin e Durrësit , një shqetësim i ngritur më herët dhe nga vetë banorët që u detyruan të largoheshin prej tyre.

Në kuadër të zbulimit të vjedhjes së tyre, policia e Durrësit ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili akuzohet për të paktën 7 vjedhje të kryera, kryesisht sende dhe orendi të ndryshme në banesat e dëmtuara nga tërmeti.

Gjatë operacionit të koduar 'Pallati', ka përfunduar në pranga Xh. K., 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer disa vjedhje në Durrësit, duke u futur në banesat e dëmtuara nga tërmeti, konkretisht:

- Më datë 16.04.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet ka vjedhur në një pallat, 10 matës uji.

- Më datë 29.04.2020, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit N. K., matësin e energjisë elektrike.

- Më datë 29.05.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur matësit e energjisë elektrike në një pallat.

- Më datë 19.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetases A. Ll., një kondicioner.

- Më datë 19.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet e ka vjedhur 10 matës uji në një pallat 5-katësh në pronësi të shtetasit Sh. H.

- Më datë 23.06.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur mobiliet në banesën e shtetases R. B.

-Më datë 26.06.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit S. A.

35-vjeçari do të përballet në gjykatë për veprën penale "Vjedhja".

Komento

Komente

  • nana: 02/07/2020 10:16

    BE te mos beje dallime selektive , te shtoje masat mbrojtse me rigorizitet dhe kush nuh i zbaton te penalizohet sipad ligjit te vet. Ndjehemi te diskriminuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?