Vidhte monopatina, biçikleta dhe shuma parash në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 31 vjeçari (VIDEO)

6 Qershor 2023, 15:42| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 16:47

  • Share

Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës si autor i 7 vjedhjeve të biçikletave dhe të shumave të parave në banesa të ndryshme të kryera në 3 javët e fundit.

Në pranga ka rënë Vilson Senija, i cili siç shihet edhe në pamjet e sigurisë vidhte monopatina dhe biçikleta që pronarët i linin në rrugë të ndryshme të Tiranës.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë 3 javëve të fundit, ka kryer 7 vjedhje, në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

- Më datë 18.05.2023, në rrugën "Qemal Stafa", ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;

- Më datë 26.05.2023, në rrugën "Don Bosko", ka vjedhur dy biçikleta në pronësi të një shtetasi;

- Më datë 29.05.2023, në rrugën "Nikolla Jorga", ka vjedhur aparatin celular të një shtetasi, ndërsa në rrugën "Jordan Misja", ka vjedhur biçikletën e një shtetasi;

- Më datë 31.05.2023, në rrugën "Kol Xhumari", ka vjedhur biçikletën e një shtetasi; 

- Më datë 01.06.2023, në rrugën "Fadil Rada", ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt privat; 

- Më datë 02.06.2023, në rrugën "'Maliq Muço", ka tentuar të vjedhë në një banesë. 

Tre biçikleta dhe një celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që vijojnë hetimet për vjedhjet e tjera që mund të ketë kryer 31 vjeçari.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?