Foto ilustruese

Vidhte mjete pune në biznese të ndryshme në Kamëz, vihet në pranga 31-vjeçari

12 Korrik 2023, 09:12| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 09:16

  • Share

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Kamëz, pasi dy ditë më parë ai dyshohet se ka vjedhur mjete të ndryshme pune në dy biznese në Kamëz.

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Night", u arrestua Y. M., 31 vjeç, banues në Kamzë.

31-vjeçari dyshohet se më datë 10 korrik ka vjedhur mjete të ndryshme pune në dy biznese në Kamzë, në pronësi të A. K. dhe A. Gj. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se i riu mund të ketë kryer edhe më parë vjedhje në biznese të tjera në Kamzë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga mjetet e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?