VIDEO/ Vidhte farmacitë në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari! Prezantohej si punonjës i depove farmaceutike

1 Shtator 2023, 08:52| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 09:26

  • Share

Një 34-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Tiranës pasi kryer disa vjedhje në disa farmaci në kryeqytet.

Klaudjan Xhemali banues në Tiranë prezantohej në farmaci si punonjës i depove farmaceutike.

‘2 prej këtyre vjedhjeve janë dokumentuar me prova ligjore, konkretisht:   

- Më datë 21.08.2023 dhe më datë 22.08.2023, ka vjedhur produkte të ndryshme, në dy farmaci, në Tiranë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?