Monopatinat e sekuestruara

Vidhnin monopatina nëpër Tiranë, vihen në pranga dy të rinj! Në kërkim bashkëpunëtori i tyre

3 Tetor 2023, 08:37| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 08:50

  • Share

Dy të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi vidhnin biçikleta dhe monopatina në zona të ndryshme të Tiranës.

Të rinjtë e arrestuar, D. Sh., 18 vjeç dhe S. H., 19 vjeç, në bashkëpunim me 17-vjeçarin e shpallur në kërkim, dyshohet se më 1 tetor 2023, kanë vjedhur një monopatinë në Rrugën e Kavajës.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se S.H, siguronte sendet e vjedhura nga D. Sh. dhe nga 17-vjeçari, të cilat më pas i shiste kundrejt përfitimeve të ndryshme monetare.   

Për pasojë, dy të rinjtë u vunë në pranga, ndërsa bashkëpunëtori i tyre 17-vjeçar është shpallur në kërkim.

Gjithashtu, u vu nën hetim K. L., 19 vjeç, banues në Tiranë, i cili teksa shoqëronte D. Sh., iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.    

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e S. H., uniformat blu gjetën një biçikletë elektrike dhe 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?