VIDEO/ Vidhnin makina në Shijak e Kavajë dhe i çmontonin për t’i shitur në servisin e tyre, në pranga babë e bir në Tiranë (EMRAT)

4 Mars, 13:49| Përditesimi: 4 Mars, 14:04

  • Share

TIRANË- Mersin dhe Julijan Shkalla, babë e bir janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë vjedhur 5 makina, të cilat më pas i çmontonin dhe i shisnin për pjesë në biznesin e tyre.

63-vjeçari së bashku me të birin, 33-vjeç, të dy banues në Tiranë dyshohet se kanë vjedhur 5 makina, mes tyre 2 Range Rover, në Shijak e Kavajë, të cilat i çmontonin dhe pjesët e mjetit i shisnin në sërvisin e tyre, në fshatin Priskë.

'Konkretisht babë e bir kanë vjedhur: më datë 22.02.2024, në Kavajë, kanë vjedhur një automjet tip “Range Rover” dhe një automjet tip “Mercedez Benz”.  (Automjeti tip “Mercedez Benz” është gjetur te Liqeni i Thatë, më datë 25.02.2024); 

më datë 17.02.2024, në një pikë për shitjen e automjeteve, në Shijak, kanë vjedhur një automjet tip “Audi A5”, një automjet “Volkswagen” dhe targat e 2 automjeteve të tjera;

më datë 17.08.2023, në Kavajë, kanë vjedhur një automjet tip “Range Rover”.'- njofton policia.

Gjatë kontrollit në servisin e këtyre shtetasve, në fshatin Priskë, policia gjeti pjesët e automjetit tip “Range Rover” të vjedhur 22.02.2024, në Kavajë, dhe pjesë të një automjeti tjetër të denoncuar të vjedhur, në Rinas.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?