Foto ilustruese

Vidhnin karburantin e makinave të parkuara në kantierin e 'By Pass-it' Vlorë, në pranga 4 persona, në kërkim 2 të tjerë

25 Dhjetor 2020, 13:55| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 14:03

  • Share

VLORË - Katër persona u arrestuan ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim për vjedhjen e karburantit të makinave të parkuara në kantierin e 'By Pass-it' të Vlorës.

Në kuadër të një operacioni 9 mujor u bë e mundur arrestimi i 4 personave me iniciale shtetasit B. L., 35 vjeç, T. M., 33 vjeç, M. Ll., 25 vjeç dhe banues në Vlorë A. D., 36 vjeç banues në Vlorë.

Gjithashtu në kërkim janë shpallur 2 persona me iniciale D. S., 26 vjeç dhe H. B., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Mësohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin karburantin e automjeteve të parkuara në zonën e kantierit të "By Pass-it" të Vlorës.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 25/12/2020 14:16

    hajde aksion hajde, 9 muaj per me kap 4 veta qe vidhnin nafte, 9 muaj paga nga taksat e popullit iken kot !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?