Aksioni i OSHEE

Vidhnin energji elektrike nëpërmjet një linje të dytë, OSHEE padit 5 bujtina në Theth dhe një pulari në Shkodër

19 Shtator 2023, 08:39| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 09:18

  • Share

OSSH Shkodër ka kryer një aksion blic në zonën e Thethit, me fokus bizneset e zonës, duke u bazuar mbi të dhënat e humbjeve në zonë.

Nga kontrollet e ushtruara, në bashkëpunim me forcat e rendit u kapën në flagrancë 5 subjekte private, me aktivitet “bujtina”. Nga verifikimi rezultoi se vidhnin energji elektrike me linjë të dytë. 

Një subjekt privat “pulari” në Shkodër u zbulua se vidhte energji elektrike, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë tek një tjetër abonent që kundërshtonte punonjësit e OSSH të hynin në ambjent për të kryer faturimin. 

OSSH ka intensifikuar kontrollet në sistemin e matjes së energjisë elektrike, me qëllim zbulimin e keqbërësëve me rrjetin, duke mos toleruar askënd, pavarësisht llojit të aktivitetit. 

Të gjitha rastet e proceduara në prezencë të policisë i kaluan për gjykim të mëtejshëm institucioneve kompetente, njofton OSSH.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • I lanë të vidhnin: 19/09/2023 09:07

    Vetë i lanë të vidhnin energjinë, biles ja u kanë lidh e marr paratë, me arsye që t'i mbanin cmimet e ulta për turistët dhe tani që mbaroi sezoni turistik, kontrolle e gjoba , e shko derdhi në shtet tani fitimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?