Vidhnin banesat në Durrës, pranga 28-vjeçarit, nën hetim i mituri! Zbardhen 5 rastet e grabitjeve

15 Shkurt, 15:07| Përditesimi: 15 Shkurt, 15:18

  • Share

DURRËS- Një 28-vjeçar ka rënë në pranga në qytetin e Durrësit, ndërsa një i mitur është vënë në hetim në gjendje të lirë. Të dy dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur disa banesa në qytetin e Durrësit. 

Arrestimi i tyre është bërë pas disa informacioneve dhe kallëzimeve në Policinë e Durrësit. Sipas policisë, vjedhjet janë kryer në harkun kohor 13 janar deri në 14 shkurt 2024. 

“Menjëherë pas kallëzimeve të bëra për vjedhje dhe tentativa për vjedhje, në banesa dhe në ambiente të tjera,  kryesisht në lagjet nr. 13 dhe nr. 14, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme "Shqiponja", vunë në pranga shtetasin R. M., 28 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, të dy banues në Durrës”, njofton policia. 

Rastet e vjedhjes
-më datë 14.02.2024, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit A. M., në lagjen nr. 14;
-më datë 11.02.2024, kanë tentuar të vjedhin pajisje, në një magazinë në pronësi të shtetasit R. B., në lagjen nr. 14;
-më datë 30.01.2024, kanë vjedhur një laptop, në banesën e shtetases P. G., në lagjen nr. 13;
-më datë 26.01.2024, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetases M. T., në lagjen nr. 13; 
-më datë 13.01.2024, kanë vjedhur pajisje, në banesën e shtetases M. Xh., në lagjen nr. 13. 

Ndaj dy të rinjve rëndon vepra penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë. Ndërkohë, policia po vijon hetimet nëse dy të rinjtë janë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?