Foto ilustruese

Kronikë

Kryetari i Njësisë Administrative në Skrapar kapet duke vjedhur energji elektrike! Në pranga edhe një 41-vjeçar, kishte bërë lidhje të paligjshme për një pulari

10 Tetor 2021, 18:47| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 19:23

  • Share

Kryetari i njësisë Administrative Zhep në Skrapar është arrestuar nga policia për vjedhje të energjisë elektrike. 65-vjeçari, Ferruzan Shallari, banues në Gjerbës, i arrestuar edhe më parë për vjedhje energjie, është kapur në flagrancë pasi kishte kryer lidhje të paligjshme në rrjet.

Po ashtu për vjedhje të energjisë elektrike, është arrestuar edhe Ernest Shallari, 41-vjeç, banues në Gjerbës. 41-vjeçari kishte bërë lidhje të paligjshme për një pulari.

Ishin punonjësit e OSHEE-së ato të cilët konstatuan vjedhjen e energjisë.

‘Vidhnin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Policisë Skrapar, bazuar në informacionet e marra se dy shtetas përfitonin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, së bashku me punonjësit e OSHEE-së, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesat e shtetasve F. Sh. dhe E. Sh., ku konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh., 65 vjeç dhe E. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Gjerbës, Skrapar, për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.’- tha njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?