Vidhet gjimnazi në Berat! Hajdutët thyejnë xhamat dhe grabisin 20 tableta nga kasaforta e shkollës

14 Tetor 2022, 23:01| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 23:03

  • Share

BERAT- Pre e grabitësve ka rënë mbrëmjen e sotme gjimnazi "Babë Dudë Karbunara" në qendër të qytetit.

Mësohet se hajdutët  kanë thyer xhamin e dritares së katit të dytë të ndërtesës dhe pasi kanë marrë 20 IPode (tableta) që ndodheshin në një tip kasaforte janë larguar ne vrap. Ata janë pikasur nga roja e shkollës, i cili ka njoftuar policinë.

Shkolla tashmë është nën mbikëqyrjen e policisë dhe pritet mbërritja e ekspertëve kriminalistik që do kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” ishte duke u boshatisur prej disa ditësh pasi do të shembet për tu rindërtuar nga e para.

Mësohet se shumica e materiale të shkollës janë hequr, ndërkohë që kasaforta do të largohej ditën e nesërme me vinç, për arsye të peshës së saj. Dyshimet e para lidhen me faktin se hajdutët kanë qenë të mirinformuar për heqjen e kasafortës dhe kanë ndërmarrë vjedhjen mbrëmjen e sotme.

Në Komisariatin e Policisë së Beratit është shoqëruar për të dhënë dekoratat e tij roja i shkollës, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve) të vjedhjes.

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Askushi: 14/10/2022 23:31

    Vet nxenesit e kan vjedh me bashkpuntor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?