VIDEO/ Grabitet çifti italian në Vlorë, autori thyen xhamin e makinës dhe merr kuletën e sende me vlerë rreth 2500 euro! Disa të shoqëruar

10 Maj, 16:55| Përditesimi: 10 Maj, 17:20

  • Share

VLORË- Një çift italian ka rënë pre e grabitjes në Lungomare të Vlorës ditën e sotme, 10 maj. Autori dyshohet se ka ndjekur çiftin italian dhe në momentin që kanë parkuar në zonën e Lungomares, ai thyer xhamin e makinës së ndaluar dhe ka grabitur kuletën dhe sende me vlerë rreth 2500 euro.

Report Tv sjell edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohet edhe xhami i thyer i makinës. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar pamjet e sigurisë të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e tij.

Deri më tani në polici janë shoqëruar disa persona të dyshuar për ngjarjen, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të saj.

"Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se një shtetas, ka thyer xhamin e një automjeti të ndaluar, në rrugë dhe ka vjedhur një çantë me sende personale dhe portofolin e dy shtetasve italian. Menjëherë është bërë shoqërimi i disa personave të dyshuar dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes", njofton policia. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 11/05/2024 00:21

    Filluan gabelet. Rrasini brenda, nuk behen njerez dhe mos beni me amnisti per plehrat.

    Përgjigju
  • jetmir: 10/05/2024 18:33

    Filluan grepat e Vlores.

    Përgjigju
    • Jetmir Jarit: 10/05/2024 20:29

      O jari po ik lere makinen ne Milano ne Rome Firenze Bari me canten brenda dhe do flasim.

  • Qytetari: 10/05/2024 18:10

    Amnistia, amnistia…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?