Vidhen gjatë natës 3 biznese në Gjirokastër, autorët marrin shuma të konsiderueshme parash

23 Janar 2021, 15:38| Përditesimi: 23 Janar 2021, 16:40

  • Share

GJIROKASTËR- 3 biznese kanë rënë pre e grabitjes gjatë mbrëmjes së 23 janarit. Vjedhjet kanë ndodhur prej orës 02:30-04:30! Dy  prej  fabrikave ndodhen  përgjatë  aksit  nacional  Gjirokastër-Kakavijë konkretisht  ‘Aliko Ndërtim’  dhe ‘Firma  Q.N.B’. e cila  prodhon  e  tregton inerte. Pre e vjedhjes ka renë  edhe  fabrika  e  ‘Amita’  në  rrugën  e  Libohovës.

Report Tv mëson se persona të paidentifikuar kanë marrë shuma të konsiderueshme parash. 

Gazetari Piro Nase raporton se policia për këto 3 vjedhje nuk ka pasur një njoftim zyrtar, por burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar në Komisariat 2 persona të moshës 30-35 vjeçar të komunitetit rom, të cilët dyshohet se janë autor të këtyre vjedhjeve, teksa mësohet se të ndaluarit janë me precedent të mëparshëm penal.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • refugjati: 23/01/2021 19:15

    po sikur eshte krize.nuk ma mer mendja qe lajmi se kane vjedhur nje shume te konsiderueshme parashe esht i vertete.te gjith qahen se nuk kane me para per te paguar punetoret e nuk kane buke per te hengur.ku i gjeten parate hajduterit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?