Foto ilustruese

Vidhen 83 shishe verë me vlerë 1.5 milionë euro në restorantin më të shtrenjtë të Parisit

29 Janar, 10:45
  • Share

Një vjedhje me vlerë 1.5 milionë euro është regjistruar në një restorant francez. Mësohet se vjedhja ka ndodhur në një restorant të njohur francez, Tour d’Argent ku janë vjedhur 83 shishe verë.

Sipas raportimeve të mediave franceze, Tour d’Argent është një nga restorantet më të vjetra dhe më të shtrenjta në Paris. Denoncimi i vjedhjes është bërë më 25 janar, raportojnë mediat e huaja.

Gazeta Le Parisien raporton se në mesin e shisheve që u vodhën ishin disa Romanée Conti nga rajoni i Burgundisë, më e shtrenjta prej të cilave e vitit 1999, në faqet e internetit të specializuara, shitet me 31.200 euro për shishe.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?