VIDEO/ Fati i shpëton nga tragjedia! Tifozët sarandjotë hipin sipër godinës së vjetër për të parë ndeshjen, shembet tarraca

7 Mars 2021, 19:32| Përditesimi: 8 Mars 2021, 12:51

  • Share

Vendimi që ndeshjet të luhen pa tifozë për shkak të pandemisë, duket se nuk i bind dot tifozët e zjarrtë, të cilët duan të ndjekin ndeshjet e skuadrës së tyre.

Në kërkim të mënyrave se si mund të shohin ndeshjen jashtë stadiumit, tifozët sarandjotë kanë gjetur një mënyrë mjaft origjinale, por që për pak desh u kthye në tragjedi për jetën e tyre.

Në tentativë për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre, disa tifozë kanë hipur mbi tarracat e shtëpive të vjetra, të cilët jo që nuk janë të sigurta, por nuk kanë mbajtur dot peshën e madhe dhe janë shembur.

Tarraca e një prej ndërtesave ku po qëndronin tifozët sarandjotë është shembur, duke rrëzuar një pjesë të personave që ndodheshin sipër saj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjet Butrinti-Labëria, ku fatmirësisht tifozët kanë marrë plagë të lehta pa rrezik për jetën.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?