Videoskandali/ SPAK kërkon 4.6 vite burg për ish kryebashkiakun e Kukësit! Pretenca për Safet Gjicin e Alma K.

12 Janar, 12:36| Përditesimi: 12 Janar, 17:26

  • Share

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 4 vjet e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici për video-skandalin e regjistruar në zyrën e tij që u bë publik më 16 qershor 2023.Si pasojë e uljes së një të tretës nga gjykimi i shkurtuar, nëse shpallet fajtor për akuzën e korrupsionit pasiv, ai rrezikon të dënohet me 3 vjet heqje lirie.

Prokurorja Manjola Kajana kërkoi për Safet Gjicin edhe dënim plotësues, 5 vjet heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike. SPAK kërkoi 1 vit e 6 muaj burg për të akuzuarën tjetër Alma K, e cila përfiton uljen në një vit heqje lirie nga gjykimi i shkurtuar për korrupsion aktiv. Seanca e radhës e këtij procesi pritet të mbahet më 25 janar ku gjykata do të dëgjojë konkluzionet e mbrojtjes për të kaluar më pas në fazën e vendimarrjes.

Sipas prokurorisë, videoskandali në Bashkinë Kukës është realizuar nga Alma K në takimin e saj të dytë që ka pasur aty me Safet Gjicin. Hetimet kanë zbardhur se pas regjistrimit të skenave që u bënë publike Safet Gjici dhe Alma K zhvilluan një bisedë për tenderin e trajtimit të qenve endacakë të qytetit të Kukësit.

Në këtë bisedë, kryebashkiaku e drejton Alma K për te nënkryetari i bashkisë Granit Gjana, për të folur mbi procedurat. Kontrolli i kryer në banesë ka gjetur një USB që përmbante filmimin bruto të cilin autorja ka pretenduar se e regjistroi për llogari të një emisioni investigativ.

Teksa kthehej nga Kukësi Alma K ka pretenduar se filmimin ia ka marrë ish-kreu i Qarkut Kukës, Abedin Oruçi. SPAK citon në dosje biseda mes tyre para dhe pas regjistrimit të materialit në zyrën e Safet Gjicit, por hetimet nuk kanë arritur ta provojnë këtë pretendim.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • 3D: 12/01/2024 22:50

    Në kohërat kur ishte orale e gjitha ishte morale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?