Gazetari Ferdinand Dervishaj thotë se sitemi i burgjeve është tregues i qartë i lidhjes së politikës me krimin.
“Kemi raste kur po bëjnë lekë nga burgu. Të burgosurit e përjetshëm me anë të korrupsionit burgimet e përjetshme I kanë ulur, e tani janë të lirë. Arben Ahmetaj e tha jam kërcënuar nga burgu. Nuk është vetëm ky rast që ka pasur kërcënime nga burgu. Burgu është kthyer si një zyrë pune për kriminelët, nuk funksionon rehabilitimi i të dënuarve. Kemi probleme të mëdha të sistemit të burgjeve që tregojnë lidhjet e politikës me krimin.
Sa i takon dosjes së ish kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici i dënuar me 2 vite burg, u shpreh kritik për hetimin nga ana e SPAK
“Mendoj se SPAK ka bërë hetim minimalist për Gjicin. Aty ka element të fortë që ajo ka qenë e organizuar. Ajo vajza nuk kishte vajtur se dhimbseshin qentë e rrugëve por tjetër gjë” thotë Dervishaj në një intervistë në studion e emisionit “Sot live në Shqipëri’ në Report Tv
Edhe sa i takon hetimeve për inceneratorin e Tiranës shpreh rezerva
Hetimi i inceneratorit të Tiranës është i paplotë. Nga intervista e Arben Ahmetajt u sqarua se bëhej fjalë për një prishje pazari. Mbase Ahmetaj ka dashru të fusë dorët aty tek inceneratori i Tiranës. Nuk ka mundur, pazaret janë prishur, janë marrë dokumentet dhe dhënë në ambasada apo në duar të tjera
Komentoi dhe historinë e gjyqtares së Tiranës Arnisa Këlliçi e cila është pezulluar nga KLGj dhe akuzohet për kallëzim të rremë, ndërsa nëpër media qarkullojnë mesazhe intimiduese gjatë komunikimeve të saj me një prokuror dhe një ish gjyqtar.
S.G/ReportTv.al“Për çfarë kërcënon një gjykatës e një prokuror? Për korrupsion. Një tufë lekësh.Nuk ka asnjë problem tjetër, vetëm nëse është çështje morali” tha ai.