Kate Middleton

VIDEO/Reagimi i Kate Middleton kur iu kërkua të bënte një “selfie” po bëhet viral

1 Shkurt 2023, 15:22| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 15:36

  • Share

Të martën, Princesha e Uellsit, 41 vjeçe, udhëtoi në qytetin verior anglez të Leeds për të folur me vendasit për nismën e saj të re. Fushata e re e Kate, Shaping Us, filloi të hënën për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nisur një bisedë mbi rëndësinë e viteve të para të jetës pasi ajo dëshiron të ndërgjegjësojë njerëzit për këtë gjë. Të hënën, Kate mbajti një fjalim historik në Londër, i ndjekur nga publikimi i një filmi që nënvizonte se si zhvillohen foshnjat dhe fëmijët e vegjël në përgjigje të përvojave të tyre më të hershme.

Kur Kate po kalonte pranë, një burrë nga turma e pyeti nëse do të pozonte për një selfie me të. Ajo ndaloi dhe shkoi tek ai. Teksa ai po mundohej me telefonin e tij për të ndryshuar drejtimin e kamerës, ai i tha asaj: "Më vjen keq. Jam vërtet nervoz", siç shihet në një video të postuar në Tëitter nga Cameron Ëalker i GB Neës.

"Ju lutem mos u shqetësoni. Është në rregull," u përgjigj Kate. “Të gjithë jemi nervozë”. Më pas ata buzëqeshën për foton.

Familja mbretërore ka një lidhje personale me Leeds - është vendi ku lindi babai i saj, Michael Middleton, dhe ajo ka paraardhës të familjes në qarkun e Yorkshire.

 

F.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?