Kronikë

VIDEOLAJM/ 'Tirana dhe Shqipëria, të hapur për turistët', Rama publikon videon me përshtypjet e vizitorëve të huaj: Qytet modern europian

11 Korrik 2021, 09:09| Përditesimi: 11 Korrik 2021, 09:14

  • Share

TIRANË-Kur jemi në kulm të sezonit turistik në të gjithë Shqipërinë mijëra turistë janë duke shijuar mikpritjen dhe bukuritë e vendit tonë.  Ka qenë Kryeministri Rama, i cili e ka nisur ditën sot me një video promovuese të turizmit, duke publikuar disa përjetime të turistëve të huaj, kryesisht në Tiranë por edhe në qytete të tjera të vendit.

"Më pëlqen shumë këtu, do t'i rekomandoja të gjithë të vinin në Tiranë sepse është vërtet një qytet modern europian", thotë një turiste.

"Në qoftë se do të vizitosh një qytet të bukur e të ri, një qytet me jetë nate interesante, me ushqime të mira mund ta gjesh në Tiranë", thotë një tjetër turist.

"Tirana dhe e gjithë Shqipëria është sot një vend jo shumë i njohur për europianë. Por këtu njerëzit janë shumë mikpritës", nënvizon një tjetër.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • drek: 11/07/2021 12:28

    ishalla nuk shperthen nai bombul gazi turisteve, ose nao kallash neper bare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?