VIDEOLAJM/ Tirana , Fieri e Vlora zgjohen të mbuluara nga mjegulla

30 Dhjetor 2021, 08:47| Përditesimi: 30 Dhjetor 2021, 09:18

  • Share

Qyteti i Tiranës dhe ai i Fierit janë zgjuar ditën e sotme të mbuluara nga mjegulla e dendur duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Në kryeqytet mjegulla ka qenë e dendur në orët e para të mëngjesit, por që ka ardhur duke shpërndarë. Ndërsa në Fier mjegulla ka qenë tepër e dendur dhe krijuar vështirësi në qarkullimin  e mjeteve.

Nën 'pushtetin' e mjegullës u zgjua edhe Vlora, duke krijuar vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve në orët e para të mëngjesit.

Për shkak të mjegullës, policia apelon për qarkullim të kujdesshëm për të shmangur aksidentet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?