VIDEO-LAJM/ Thethi i mbuluar nga dëbora, temperaturat ekstreme arrijnë deri në -21 gradë

7 Shkurt 2023, 13:11| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 13:28

  • Share

Qarku i Shkodrës është përfshirë nga moti i acartë e me reshje dëbore. Temperaturat kanë arritur deri në -21 gradë Celcius në Qafë Thore, -18 në Vermosh dhe deri në -12 gradë në aksin e Fierzës.

Report Tv sjellë pamjet nga aksin Bogë-Qafë Thorë-Theth, i cili është mbuluar nga dëbora, por akset megjithatë janë të kalueshme.

Përgjegjësi i Autoritetit Verior të rrugëve Hajrullah Sylja thotë se të gjitha akset janë të kalueshme por nevojiten gomat dimërore

Sylja thotë se çdo aks ka të paktën 3 borë pastruese, ndërsa në Qafë-Thore ky numër shkon në 6, kjo në bazë të shkallës së vështirësisë dhe terrenit.

Përveç kriposjes së rrugëve po vijon puna edhe për zgjerimin e akseve, veçanërisht në rrugët e Fierzës në rrethin e Pukës, është e domosdoshme krijimi i xhepave anësro në mënyrë që automjetet të kenë vend ndërrimi.

Gjatë 48 orëve të fundit përveç uljes drastike të temperaturave nuk ka patur reshje të rëna në zonat malore.

Ora 09:41
Korçë/ Temperatura nën zero, rekomandohet përdorimi i zinxhirëvë

Temperaturat nën zero gradë kanë prekur të gjithë vendin duke shkaktuar ngrica në rrugë. Në qarkun e  Korçës vazhdojnë temperaturat e ulëta nga -6 gradë deri në -12 gradë. Autoritetet rrugore rekomandojnë përdorimin e gomave dimërore dhe kujdes në udhëtime.

Autoritete përkatëse lajmërojnë që gjatë natës nuk ka patur rreshje bore dhe probleme.  Në zona të veçanta të segmentit rrugor Qafa e Qarrit -Ersekë , era ka sjellë deborë nga anët ne karexhatën e rrugës, duke krijuar kështu duma dëbore. Ndërkohë, po punohet për pastrimin e rrugës dhe kriposjen e këtyre segmenteve.  Kushtëzuar nga temperaturat e ulëta është bërë nga kontraktoret kontrolli i akseve rrugore.

Në rrugën e Voskopojës është bërë kriposje pjesore/zonale. Ne akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme dimërore  në rrugë. Moti eshte I pjesërisht i kthjellët. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?