Anija turistike 'Spirit of Discovery'

VIDEOLAJM/ Anija turistike ‘Spirit of Discovery’ goditet nga stuhia, 100 të plagosur! Pasagjerët: Ishte e frikshme

9 Nëntor 2023, 08:45| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 08:55

  • Share

Të paktën 100 pasagjerë u plagosën në anijen e lundrimit Spirit of Discovery të Saga Cruises në ujërat e brigjeve perëndimore të Francës për shkak të një stuhie, ku 5 prej tyre pësuan edhe lëndime të rënda. 

Pas anulimit të ndalesës në Las Palmas në Ishujt Kanarie, anija tentoi të nisej drejt portit të La Coruna. 

Megjithatë, kushtet e pafavorshme të motit e detyruan ekuipazhin të merrte vendimin për t'u kthyer herët në Britani. Pas kësaj udhëtimi 14-ditor u ndërpre.

"Ishte e frikshme", thanë pasagjerët. 

Anija, e cila mbante 980 persona, me një moshë mesatare 75 vjeç, u anua duke bërë që sistemi i sigurisë të aktivizohej. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?