VIDEOLAJM/ Tërmeti i fuqishëm ‘shkund’ Filipinet

3 Dhjetor 2023, 10:15| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 10:20

  • Share

Një video që po qarkullon në mediat ndërkombëtare tregon kaosin e shkaktuar nga një tërmet në ishullin jugor Mindanao të Filipineve.

Sipas pamjeve tërmeti ka qënë i fortë dhe ka zgjatur për një kohë relativisht të gjatë.

Momentet e para të tërmetit janë filmuar brenda një supermaketi, ku për shkak të lëkundjeve të forta, produktetet e radhitura nëpër rafte bien masivisht në tokë.

Dridhjet e forta të tokës kanë shkaktuar dëmtimin edhe të shtyllave elektrike dhe për pasojë ndërprerjen e energjisë eletrike.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?