Kronikë

VIDEO-LAJM/ 'Skifterat' serialë vjedhin biçikletat në mes të ditës në Tiranë, largohen pa 'ferrë në këmbë'

25 Gusht 2021, 20:56| Përditesimi: 25 Gusht 2021, 21:18

  • Share

Hajdutët e biçikletave vjedhin në mes të ditës në Tiranë pa "ferrë në këmbë”.

Rasti më i fundit i denoncuar sot ka ndodhur në rrugën Dritan Hoxha, në afërsi te Zogut te Zi. Dy të mitur, siç shihen nga pamjet e siguruara nga gazetari Sokol Dema, vjedhin 2 biçikleta, pa u shqetësuar fare.

Brenda pak minutash të miturit marrin biçikletat dhe largohen sikur të ishin të tyre. Rasti është denoncuar pranë komisariatit nr 3 në Tiranë. Policia është vënë në kërkim të autorëve të vjedhjes. Dyshohet se dy të miturit janë hajdutë serialë, pasi dyshohen si autorë edhe në disa vjedhjeve të tjera biçikletash në Tiranë. 

Njëlloj si vjedhja e këtyre dy biçikletave, në komisariatet e Tiranës bëhen me dhjetëra denoncime të ngjashme në ditë. Një pjesë e tyre arrihen të zbardhen nga policia edhe me ndihmën e kamerave të sigurisë nuk kanë munguar edhe arrestimet, por çështjet e tyre pushohen kryesisht në prokurori. Vjedhja e biçikletave është kthyer në fenomen shqetësues, ndërsa në pjesën më të madhe të rasteve janë autorë përdorues të lëndëve narkotike. 

1629918025_bicikleta.jpg

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?