Videolajm/ Shqipëria ‘ngrin’ nga i ftohti, në Vlorë plazh familjarisht

17 Janar 2021, 17:52| Përditesimi: 17 Janar 2021, 17:57

  • Share

Në një kohë që temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe të gjithë qytetarët kanë shkuar drejt ambienteve të ngrohta, kjo familje vlonjate zgjedh një mënyrë ndryshe për të kaluar fundjavën.

E gjithë familja, përfshirë edhe fëmijët pas shëtitjes në dëborën e Llogorasë, kanë zgjedhur të provojnë edhe ujin e detit.

Dimri dhe deti për vlonjatët është një lidhje e ngushtë që e shikojmë shpesh, por fakti që tashmë edhe fëmijët po guxojnë të mposhtin temperaturat e ulëta e të lahen në këto ditë të ftohta shihet për herë të parë.

Epo kjo dihet, Vlora është e detit, e vlonjatët dinë ta shijojnë detin në çdo kohë. Në video është familja e sportistit të taekwondosë Përparim Kamberi.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?