VIDEOLAJM/ Rama ‘luan kukafshehti’ me Albin Kurtin në Berlin: Duhet të më kishe gjetur vetë more, jo me spiunë

14 Tetor 2022, 15:06| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 22:17

  • Share

Kryeministri Edi Rama në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin ku ndodhet edhe kryeministri Albin Kurti, i ka bërë një ‘truk’ të vogël kreut të qeverisë së Kosovës. 

Rama ‘ka lujtur kukafshehti’ me Kurtin ku ka shkaktuar shumë të qeshura. Kreu i qeverisë shihet teksa i vendos duart në mënyrë të beftë Kurtit në sy ndërsa ky i fundit është i kthyer me kurriz. 

Ky moment, nuk kishte si mos të finalizohej me një përqafim mes dy homologëve të cilët gëzojnë marrëdhënie të mira. 

'Duhet të më kishe gjetur vetë more jo me spiuna'- tha Rama teksa kryeministri Kurti qeshi. 

Ora 21:50
Videoja e Ramës me Kurtin, shfrenon fantazinë e rrjetit! E krahasojnë me skenën e famshme me Titanik

 

Veprimi i kryeministrit Edi Rama ndaj homologut nga Kosova, Albin Kurti në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin duket se ka shfrenuar fantazinë e rrjetit.

Videoja është shpërndarë me shpejtësi ndërsa së fundmi është bërë dhe një montazh me këngën  “My heart will go on” nga Celine Dion që u bë e njohur nga filmi  Titanic.

Kështu ndjekësit kanë krahasuar Ramën me Jack, ndërsa Kurtin me Rose, dy personazhet e njohur të filmit dhe skenën e famshme të çiftit duke shijuar oqeanin teksa ndodheshin në anije.

Këtë moment epik e kanë krahasuar përdoruesit e rrjeteve sociale pasi Rama ‘ka luajtur kukafshehti’ me Kurtin, veprim që ka shkaktuar shumë të qeshura. Kreu i qeverisë shihet teksa i vendos duart në mënyrë të beftë Kurtit në sy ndërsa ky i fundit është i kthyer me kurriz.

Ky moment u finalizua me një përqafim mes dy homologëve.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Marjo: 14/10/2022 18:27

    Gjithmone suprizon me te tilla veprime ne keto situata serioze te miksuara me humor

    Përgjigju
  • Miri: 14/10/2022 18:26

    Duhet dhe pak humor ne te tilla raste

    Përgjigju
  • Lani: 14/10/2022 18:02

    Shpresoj ti shikojm bashke ne shume takime te rendesishme

    Përgjigju
  • Elsa: 14/10/2022 18:01

    Hahaha dy njerez qe me te vertet kan shume rrespekte per njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 14/10/2022 16:49

    Eshte afersi,sic deshiroj vertet te ishte! Apo, ndonje "loje" per te humbur gjurmet e mospatimeve.Sic nuk do deshiroja te ishte.

    Përgjigju
  • Nino: 14/10/2022 16:33

    Haha Rama me i madhi ne vend

    Përgjigju
  • Doni: 14/10/2022 16:32

    Lider fantastik dhe me shume humor

    Përgjigju
  • Patronazhisti: 14/10/2022 15:19

    KryePenister karagjoz,arogant,injorant dhe i pa pjekur. Turp i shqiperis. Matuf

    Përgjigju
    • Xen gërdeci: 14/10/2022 17:56

      O ti trapozhist,të ka dhënë dhëndrri i Sërbisë porosi që të shkruash Barcoleta Alla Sali,po dhe për ato jeni të pa aftë e tru tharë jeni aq keq sa nongrata që ka vrarë,prerë,djegur,tradhëtuar,vazhdon t'ju tërheq zvarrë.

    • Koqevari: 14/10/2022 16:19

      Ha nje m….. te madh e tu befte gjake e dhjane or ti .Patronazhist

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?