Rama dhe Basha

VIDEOLAJM/ Patozi e Imami i thonë 'gabim njerëzor' e 'kërriç',  Rama i del në ‘mbrojtje’ Bashës

15 Janar 2021, 15:34| Përditesimi: 15 Janar 2021, 15:37

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në instagram një video ku duket Lulzim Basha i cili u shpreh mbrëmë se ai do të jetë kandidati i vetëm i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Por në video duket edhe Patozi i cili thotë se  ‘Lulzim Basha ta dinë të gjithë shqiptarët është një gabim njerëzor'.

Ndërkohë që është edhe mendimi i Arben Imamit.

‘Kërriçit kur është kërriç thonë mos i ngarko barre te rende sepse i shtrembëron kurrizin! Lulzim Basha është i gjithi i pavlefshëm nuk është i njëanshëm , ka humbur një palë zgjedhje, ka humbur një palë zgjedhje, ka humbur një palë zgjedhje, janë tre palë zgjedhje që ka humbur.’- shprehet Arben Imami.

Rama nga ana e tij me ironi shkruan: ‘Jo kaq ashpër ju lutem! I ka dreqi këto që thoni, po s’është çun i keq’.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?