Gruaja në aeroportin e Meksiko-s

VIDEOLAJM/ Pagoi për një biletë inekzistente, gruaja e tërbuar shkatërron aeroportin në Meksikë

6 Korrik 2023, 16:28| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 16:37

  • Share

Një grua ka humbur durimin në aeroportin ndërkombëtar të qytetit të Meksiko-s, kur zbuloi se bileta që ajo kishte paguar, nuk ekzistonte.

Ajo fillon të ngrejë zërin kur punonjësi i sportelit i thotë se paratë për biletën që ajo kishte paguar, nuk po shfaqeshin në sistemin e linjës ajrore Volaris.

Gruaja vazhdoi të shkatërronte çfarë i dilte përpara ndërkohë që pasagjerët e tjerë po e shikonin të habitur.

Në një video të publikuar ajo shihet duke qëndruar tek peshorja e bagazhit dhe e tërbuar fillon të hedhë ekranin e kompjuterit në dysheme. Gruaja vazhdoi të shkatëronte çfarë i dilte përpara ndërkohë që pasagjerët e tjerë po e shikonin të habitur.

Më pas ajo shkon në një banak të dytë ku merr një monitor dhe një tastierë dhe i hedh në dysheme. Një person mund të shihet duke qëndruar pranë banakut duke pritur që Guadalupe të përfundojë shpërthimin e saj, përpara se ta largojë.

Gruaja është vënë nën prangat e policisë, pasi tentoi të largohej nga aeroporti pasi kishte shkatërruar çdo pajisje kompjuterike.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?