Videolajm/ Orteku i dëborës godet makinën e doktorit dhe infermierit të Kelmendit

8 Janar 2021, 11:42| Përditesimi: 8 Janar 2021, 11:45

  • Share

Doktori Ardjan Këlliçi dhe infermieri Zek Tataj, të qendrës shendetësore në Tamarë të Kelmendit, në Malesinë e Madhe, janë goditur nga një ortek në zonën e Selcës dhe automjeti i me të cilin ata udhëtonin ka përfunduar disa metra në humnerë.

 Fatmirësisht mjeku,infermieri dhe drejtuesi i automjeti Pëllumb Mitaj kanë pësuar vetëm dëme të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pasi janë njoftuar, kanë ndërhyrë banorët e zonës duke i nxjerrë nga fuoristrada e rrezuar dhe i kanë dërguar për në spitalin e Shkodrës.

E gjithë zona e Këlmendit është përfshirë nga reshje të shumta dëbore e si pasojë ka pasur probleme në qarkullim si dhe në furnizimin me energji elektrike.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?