Bota

Videolajm/ Nuk i tha lamtumirën e fundit tezes së tij që humbi betejën me kancerin, fermeri nga Australia krijoi një zemër dhe i shprehu dashurinë me delet

26 Gusht 2021, 08:18| Përditesimi: 26 Gusht 2021, 08:55

  • Share

Ashtu si shumë familje qëndruan larg gjatë pandemisë, edhe Ben një fermer nga Australia nuk arriti t’i thoshte lamtumirën e fundit, tezes së tij e cila humbi jetën pas një beteje të gjatë me kancerin...por dashuria e gjen gjithmonë mënyrën!

I pafuqishëm përballë faktit se nuk mund të udhëtonte në funeralin e të dashurës së tij, ai krijoi një zemër me delet e tij dhe ia dërgoi në qiell. 

Fermeri vendosi grurin, në formën e zemrës dhe i la delet e tij të lira, ndërsa ato morën formën e saj.

Në dashuri nuk ka rregulla! Ajo mund të shprehet në të gjitha format dhe mënyrat. 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e Shqipërisë për Europianin, a jeni dakord me zgjedhjet e Sylvinhos?