VIDEOLAJM/ Norvergji, temperaturat e ulëta deri në -52°C ngrijnë drerët për së gjalli

20 Janar, 22:21| Përditesimi: 20 Janar, 22:31

  • Share

Norvegjia është prekur nga një dimër i acartë me temperatura që kanë zbritur deri në -52 gradë celsius.

Një video e bërë virale tregon se disa drerë janë ngrirë për së gjalli në këmbë.

Temperatura të ulta dhe reshje të paprecedente dëbore kanë përfshirë prej kohësh vende skandinave.

Për shkak të motit pak ditrë më parë u mbyll edhe aeroporti i Oslos. Në të njëjtën kohë, shumë linja të transportit publik u anuluan.

Shërbimet e trenave në pjesë të Norvegjisë lindore gjithashtu u ndërprenë për shkak të kushteve të motit.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?