VIDEOLAJM/ Nga kanali i Otrantos për në Vlorë me not, atletja shqiptare Eva Buzo nis misionin e saj të guximshëm! Ideja i lindi gjatë pandemisë

22 Qershor 2023, 13:18| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 14:28

  • Share

OTRANTO- Për disa noti është pasion e ndërsa për disa të tjerë është një mision i guximshëm. Në këto momente, atletja shqiptare Eva Buzo ka nisur të shkruajë historinë e saj si atletja e parë shqiptare që po kalon me not kanalin e Otrantos.

Edhe pse me profesion avokate e suksesshme në Australi, Eva Buzo ka zgjedhur të bëjë histori me pasionin e saj duke notuar nga perëndimi në lindje, për të mbërritur tokën e Shqiponjave dhe në veçanti plazhin e Vlorës, duke u nisur nga Otranto.

Mendimi për të ndërmarrë notin drejt origjinës së saj, i erdhi gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, kur duke parë në Google Maps disa vende të mundshme për të notuar, u ndal në distancën midis Italisë dhe Shqipërisë.

 Gjatë rrugëtimit me not që mendohet të zgjasë 35 deri në 40 orë, Eva do të ndiqet nga 2 trajnerë që do të hipin me radhë në një kajak. Një varkë e shpejtë do të jetë për asistencë logjistike.

Eva është një avokate e zonja në Australi dhe e angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë World Vision dhe Save the Children.

Misionin e Eva Buzos e ka përshëndetur edhe kryeministri Rama i cili ka ndarë një video në rrjetin e tij social Facebook. Ai shkruan se është sesacionale.

“Sensacionale

Sot 35 vjeçarja Eva Buzo duke notuar nga Otranto për në Vlorë”- shkruan Rama.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Herz: 23/06/2023 00:45

    Kjo tregon qe Italia behet me not 91 km ndaj ka ardhur koha per nje tunnel automobilistik(hekurudhor) dhe nje ure ne Itali me shqiperine do ta bente GDP e shqiperise 100-300milliard$ ! Koha per nje ire shqiperi - Italia (91-92km)!

    Përgjigju
    • Ura nordike: 23/06/2023 12:51

      Norvegji Gjermani (nepermjet ures dhe tunelit nga Suedia) shikohet se cfare pune po behet qe del nga Hamburg ndaj nuk eshte cudi ne 2030-2040 te behet kjo ure do sillte mbi 30 miliard € vit fitime

    • Leku: 23/06/2023 12:48

      URA SHQIPTARE SJELL MALLRAT NGA AZIA KINA - STAMBOLL SHQIPERI DHE ITALI DHE ANASJELLTAS PRA BEHET PIKE KYQE , kurse urat italjane jane si te besh nje ure apo tunel nga ulqini ne Durrës (pra nuk ka ndikim aq te modh sa ) shqipeir itali se jane dy shtete

    • e drejta: 23/06/2023 10:18

      PO ITALIANET KANE VITE QE THOJNE SE DO TE BEJNE UREN QE LIDH KALABRINE ME SICILINE < QE ESHTE 1/3 E 90 KM DHE AKOMA SKANE BERE GJE ...FIGURATI SE MUND TE BEJNE NJE URE PER TE LIDHUR SHQIPERINE ME ITALINE

  • gimi: 22/06/2023 17:36

    Marshallah, alamet trupi.A ka ndonje arbiter qe e monitoron, dmth qe kontrollon se mos hypen ne barke dhe hidhet qe andej kur te kene mbritur ne gjirin e Vlores. Se me kete stil kroli qe po shoh maksimumi noton per 1 ore.

    Përgjigju
    • pickmiu: 22/06/2023 18:16

      do vej nga 2 km me not do hipi ne anije do rri 2 km larg bregut e do vi prap me not..

  • Aqif: 22/06/2023 15:13

    Kohën e thatë 35 - 40 orë, por distancën nuk e keni thënë, sa km është.

    Përgjigju
    • Kaci: 22/06/2023 17:38

      5 km, dmth 2 km ne nisje dhe 3 km perpara mbritjes ne gjirin e Vores. Kusuri prej 85 km ne anijen qe sapo pame.

  • LORA: 22/06/2023 14:40

    I uroj sukses Eva Buzos ,ne kete sfide shume guximtare dhe historike. Ja kjo eshte raca e vajzave shqiptare,qe I japin krenari Kombit.

    Përgjigju
  • Vlore: 22/06/2023 13:31

    Eh truri kokes,,,

    Përgjigju
    • Besnik: 22/06/2023 15:09

      Ke eksperiencë me trurin ti, se të paska lënë më duket.

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?