Efektivi i FA-së gjatë hedhjes me parashutë

VIDEOLAJM/ Ndodh për herë të parë pas 30 vitesh, efektivi i FA-së hidhet me parashutë në kuadër të trajnimeve për luftë

30 Shtator 2022, 20:53| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 21:11

  • Share

TIRANË- Për herë të parë pas afro 30 vjetësh, në trajnimet për operacionet luftarake është përfshirë hedhja taktike e lirë me parashutë në lartësinë 5 mijë metra. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Brigade Arben Kingji ka publikuar video nga operacioni, teksa ka publikuar edhe videon nga operacioni.

Ai ka theksuar se aftësimi i personelit përmes trajnimit është një prej objektivave në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

“Aftësimi i personelit përmes trajnimit është një prej objektivave në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Për herë të parë pas afro 30 vjetësh, në trajnimet për operacionet luftarake është përfshirë hedhja taktike e lirë me parashutë në lartësinë 5 mijë metra. Në video operatori special i FARSH gjatë trajnimi.”, shkruan Kingji.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?