VIDEO-LAJM/ Luani arratiset nga cirku, endet rrugëve të Ladispolit në Itali

11 Nëntor 2023, 21:33| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 23:01

  • Share

Mëngjesin e hershëm të së shtunës, një luan u arratis nga cirku Ronny Roller në Ladispoli në Itali.

Kafsha, u largua pasi iu shmang mbikëqyrjes. Luani u filmua teksa ecte nëpër rrugë nga banorët e shumtë.

Ndërkohë kryebashkiaku i kishte paralajmëruar qytetarët përmes Facebook-ut që mos të dalin nga shtëpia deri në një njoftim të dytë.

Kafsha u kap pasi u ende orë të tëra në rrugët e qytetit të Lazios. Karabinierët arritën që të lokalizonin kafshën afër cirkut, ndërsa në operacion për të kapur luanin u përfshi edhe një helikopter.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?