VIDEOLAJM/ Lojtarët e klubit shqiptar bëjnë hedhje spektakolare në fushën e futbollit të shndërruar në ‘pishinë’

26 Nëntor 2023, 09:23| Përditesimi: 26 Nëntor 2023, 09:27

  • Share

Një video e pazakontë është shpërndarë nga klubi i Butrintit të Sarandën në rrjetin social “facebook” ku shihen lojtarë të cilët kanë vendosur ta shijojnë edhe motin me shi.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, fusha e stadiumit të klubit që luan në kategorinë e dytë, ngjason me një pishinë teksa lojtarët sarandiotë kanë realizuar hedhje spektakolare në fushën e shndërruar në “pishinë”.

“Plazh në dimër, harmoni në Sarandë! Respekt për çunat”, shkruan faqja e Butrintit.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 26/11/2023 13:55

    Kon dash të na tregojnë se si bëhet hedhja kur e gjuan topin , por nuk dijnë ta bëjnë se janë amatorë , se nuk bëhet ashtu hedhja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?