VIDEOLAJM/ Jeff Bezos shijon pushimet në ishullin grek, ‘arratiset’ me një jaht luksoz

10 Gusht 2023, 18:46| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 18:55

  • Share

Multimilarderi Jeff Bezos po shijon pushimet me një jaht luksoz ishullin Kastos në Lefkada. Bashkë me bashkëshorten e tij dhe një grup shoqëror, Bezos ka mbërritur në ishull me një jaht luksoz të biznesmenit miliarder “Koru”.

Është një jaht fenomenal, 127 metra i gjatë, me tre direkë që arrijnë lartësinë 70 metra. Ndërtimi i tij kushtoi 500 milionë dollarë.

Me një pasuri të vlerësuar nga Forbes në afërsisht 163 miliardë dollarë, Bezos zgjodhi një ndër jahtet më luksoze për t’u arratisur bashkë me partneren e tij Lorin Sanchez.

Jahti mund të strehojë 18 persona dhe kërkon një ekuipazh prej 40 marinarësh për mirëmbajtjen.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?