VIDEOLAJM/ Hidhet nga shkëmbi në ujë, loja që mund ti rrezikojë jetën shqiptarit në Maltë

22 Gusht 2023, 12:46| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 13:07

  • Share

Një 38-vjeçar shqiptar u dërgua me urgjencë në spital pasi u hodh nga një shkëmb në Delimara të Maltës.

Ishin të shumtë pushuesit që ndoqën lojën e rrezikshme të shqiptarit i cili rrezikoi dhe jetën.

Kur pushuesit panë se ai pas hedhjes mbeti nën ujë, notuan drejt tij për ti dhënë ndihmën.Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë një ambulancë

Duke folur më pas, mjeku i urgjencës Michael Spiteri paralajmëroi për pasojat e kërcimit nga një lartësi e tillë.

“Të hidhesh nga ajo lartësi është si të godasësh betonin. Ne përgjigjemi shpejt, por mund të mos jemi në gjendje t’ju ndihmojmë… mos e humbni jetën tuaj kot,” shkruan Spiteri në Facebook.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?