VIDEO/ Haklaj bëhet xheloz për Korreshin: Je balerin i shkëlqyer, më erdhi keq që u rrëzove me shalqi! Deputeti: Sport i vështirë

24 Nëntor 2023, 19:02| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 19:19

  • Share

Azgan Haklaj ‘është bërë xheloz’ për deputetin Saimir Korreshi, i cili mori pjesë në spektaklin ‘Dancing With the Stars’, për të cilin thotë se i ka vjedhur vallëzimin.

Në studion e Report Tv, Haklaj i tha Korreshit se është balerin i shkëlqyer dhe se i erdhi keq kur ai u rrëzua me shalqi dhe theu dorën.

Nga ana tjetër deputeti me shaka e cilësoi si sport të vështirë.

Korreshi: Mbajeni Bashën se s’jemi xheloz

Haklaj: Mbajeni ju Bardhin, ti the është bërë padashje djegia e karriges, kryetari jot tha s’ka gjë se është e Bashës. Ato skena i kenë pa vetëm në kohën e inkuizicionit. Ju na kujtoni kohën e druve.

Unë jam xheloz vetëm për ty. Se vallëzimin ma vodhe. Ti më bëre xheloz në fushën e koreografisë. Si valltar je balerin i shkëlqyer. Më erdhi keq që u rrëzove me shalqirin.

Korreshi: Sporti i vështirë për mua.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?