VIDEOLAJM/ Fusha e prishur dhe me gropa në prag të derbit të kryeqytetit në Air Albania

4 Dhjetor 2020, 19:11| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 19:16

  • Share

Fusha e gjelbër e stadiumit Air Abania vijon të jetë me probleme të mëdha edhe pse nga ndeshja e fundit ka kaluar gati 15 ditë.

Kështu për ndeshjen derbi mes Tiranës dhe Partizanit ajo nuk ishte në gjendje t'i përgjigjej rëndësisë së kësaj sfide. Siç duket edhe në video një pjesë e mirë e fushës nuk e ka fare barin e gjelbër, por është me dhe.

Edhe vetë drejtuesit e federatës e kanë pranuar së fundmi se është gabuar me barin e stadiumit të ri. Kjo pasi për rritjen e tij mungon drita e diellit për shkak të strukturës së stadiumit.

Shumë shpejt do të ketë një impiant ndriçimi për të zhdukur këtë problem, por nëse situata nuk ndryshon atëherë FSHF ka lajmëruar se do të zëvendësohet me bar hibrid.

Gjendja e fushës

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • kujtimi: 05/12/2020 18:03

    PO kur e bete projektin e stadiumit ,,,nuk e parashikuat qe dielli nuk do hynte dot...si ka mundesi te vendosen idiote te tipit duka ne krye te federates te futbollit.....hiqeni sa me shpejt kete duken,,,,ky duka me duket si emerimi i trumpit,,,,i paafte per te bere detyren,,,,nuk mesohet rruges ajo pune....

    Përgjigju
  • Shaqo: 04/12/2020 21:49

    O shpikje alla duka. Mungon dielli thote, idiotesi, nuk mbillet fusha e futbollit me bar foragjer per pulat e dukes. Vetem ne fushen e dukes nuk hyn dielli, ne stadiumet 5 here me te medha hyn e tepron dielli. Zhdukeni kete mafioz nga futbolli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?