VIDEO-LAJM/ 'Të gjithë jugun!' Fundjava krijon radhë kilometrike në aksin Orikum-Vlorë

21 Qershor 2020, 19:13| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 20:14

  • Share

Radhë kilometrike me automjete janë krijuar pasditen e së dielës në aksin Orikum -Vlorë. Temperaturat e larta kanë sjellë që shumë pushues nga qytetet e tjera të dynden në jug të Shqipërisë dhe sot janë rikthyer për në vendbanimet e tyre, por gjatë rrugës kanë hasur vështirësi.

Edhe pse shifrat e të prekurve me koronavirus  janë rritur në vend, kjo nuk i ka ndaluar pushuesit që të shijojnë rrezet e diellit dhe ujin e kaltër në detin e mrekullueshëm të jugut.

Dyndja e pushuesve është krijuar  prej bukurive përrallore që mbartin detet e jugut të Shqipërisë që në shumë raste janë krahasuar me Greqinë apo Karaibet e largëta. Pas një mbylljeje prej gati 3 muajsh prej pandemisë së COVID-19 qytetarët kanë gjetur hapësirë për të shijuar lirinë dhe pushimin.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?