Erdogan duke luajtur basketboll

VIDEOLAJM/ Erdogan ‘zhvishet nga kostumi i presidentit’, shijon fundjavën me deputetët e partisë së tij! Luajnë basketboll

1 Korrik 2023, 12:04| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 12:05

  • Share

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vendosur të kalojë një fundjavë ndryshe duke dalë nga formaliteti i përhershëm i figurës politike. Ai është filmuar duke luajtur basketboll me anëtarët e parlamentit dhe kolegët e tjerë në pallatin presidencial të Turqisë që ndodhet në lagjen Bestepe të Ankarasë.

Mustafa Varank, një ligjvënës i AKP-së, ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale videon e presidentit turk duke luajtur basketboll në ditën e tretë të festës së madhe myslimane të Kurban Bajramit.

“Është e vërtetë që ndonjëherë largohem nga loja dhe bëj video”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetet sociale kur ka shpërndarë videon ku shihet Erdogan duke luajtur basketboll me kolegët e tij dhe duke e shijuar atë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?