VIDEOLAJM/ Elon Musk në skenën e 'Atreju' me djalin e vogël kaliqafë! Fëmija refuzon të largohet e shtrëngon fort dhe nga këmba

16 Dhjetor 2023, 14:17| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 14:31

  • Share

Edhe miliarderi Elon Musk, pronari i X dhe Tesla ishte i pranishëm në ditët e politikës, kulturës, debatit në 'Atreju 2023' që mbahet në Romë. Në skenë Musk doli duke mbajtur djalin kaliqafë duke dhënë një mesazh të fortë për rënien demografike të popullsisë dhe për bërjen e fëmijëve. Vogëlushi mezi u shkit  nga i ati që do të vazhdonte konferencën në partinë e Giorgia Melonit. Pavarësisht përpjekjeve të Elon Musk për ta zbritur në tokë. Më pas e merr në krahë dhe pasi bën disa foto përpiqet që ta lërë tek dera e prapaskenës ku po përpiqet ta marrë një punonjëse. I vogli sërish refuzon dhe e kap për këmbe të atin deri në një moment kur një nga personeli e kap hopa djalin dhe e largon nga skena.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?