VIDEOLAJM/ Edi Rama patronazhist? E prezanton Gjergj Luca: Ke vështirësi të më patronazhosh? Ja si përgjigjet Kryeministri

2 Maj 2023, 17:48| Përditesimi: 2 Maj 2023, 18:00

  • Share

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Korçë, ka vizituar edhe “Fish City” të ngritur në Maliq nga biznesmeni Gjergj Luca.

“Me një aktivist të dalluar. Fish City i ri është një tjetër vepër shembullore e Gjergj Lucës dhe një portë e madhe që po sjell plot vizitorë e turistë në Maliq”, shkruan Rama, krah një video ku shfaqet biznesmeni Luca dhe Rama mes batutash me njëri-tjetrin.

“Përshëndetje miq, unë si aktivist i devotshëm i punës dhe të vërtetës më në fund e gjeta të vërtetën që pranë meje të vijë patronazhisti im. Ju lutem kryetar i PS a keni vështirësi që të më patronazhoni aktivitetin Gjergj Luca”, thotë me shaka biznesmeni.

“Ju vetëm që nuk e kam të vështirë por e kam kaq të lehtë të besoj që do të bësh këtë trenin elektrik që do të lidhë ‘Fish City’ e Maliqit me pyllin e fazanëve, saqë mezi po pres të shoh kur t’i marrë ata dhe ti ccosh të hanë fazanët. Tallen me ty këta, se tallen me njeriun e punës por e rëndësishme është që karvani të shkojë përpara, qentë le të lehin”, iu përgjigj Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dashnori motres: 02/05/2023 22:00

    Po ku te lejn sufllaqexhit

    Përgjigju
  • Roni: 02/05/2023 19:47

    Hahaha sa njeri gallat qe je

    Përgjigju
  • Olti: 02/05/2023 19:46

    Mbeshtetje pafund per njerezit qe punojne

    Përgjigju
  • Xheni: 02/05/2023 19:45

    Dy njerez punetore qe duhet te jene shembulli i te gjitheve

    Përgjigju
  • Luis: 02/05/2023 19:44

    Jeni te mrekullueshem

    Përgjigju
  • Hap krahun: 02/05/2023 18:36

    Jeni bërë si ata pleq pensionist që kan rrjedh nga mendt, hap krahun o Ed Berish Rama

    Përgjigju
  • Flori: 02/05/2023 18:20

    Me ne fund nje qeveri qe po mbeshtet njerzit punetor te ketij vendi

    Përgjigju
  • Klea: 02/05/2023 18:20

    Bravo qeveris qe mbeshtet njerzit punetor

    Përgjigju
    • Gaci: 03/05/2023 08:24

      Puna po e nxjerr kete vend ne drite. Ju vafte mbare, ne mbeshtesim njerezit qe punojne per kete vend, dhe asnjehere mashtruesit qe i vune shkelmin.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?