VIDEOLAJM/Edi Rama kërcen
Napolonin, 20 mijë vizitorë në 1 ditë

30 Nëntor 2013, 18:23| Përditesimi:

  • Share
TIRANE- Një ditë pas publikimit të videos ku kryeministri Edi Rama shfaqet duke kërcyer Napolonin me njerëz të artit e kulturës, ardhur nga Europa e Amerika, duke festuar Natën e Bardhë, vërehet bum klikimesh në “Shqiptarja.com”, rreth 20 mijë vizitorë. Ndërsa video në "Youtube" shënon mbi 55 mijë klikime.

Lajmi ka shtuar kuriozitetin e lexuesve të shumtë të cilët kanë klikuar tek “Shqiptarja.com”, për të parë kryeministrin dhe bashkëshorten e tij Linda, tek festojnë me artistët tek "Pallati i Brigadave".

Edhe kryeministri Rama postoi lajmin dhe videon e ‘Shqiptarja.com” për ta ndarë atë edhe me miqtë e tij të shumtë në rrjetin social “Facebook”.

Ajo çka u bë me dije nga vetë kryeministri Rama në postimin e tij në facebook është se ishte një mbrëmje ku ishte folur për rimëkëmbjen e prodhimit artistik e kulturor në Shqipëri.

Por jo vetëm kaq. Kryeministri Rama ka organizuar një darkë për ta ku ka pasur dhe këngë dhe valle popullore.

Madje kur në sfond vihet kënga “Kush kërcen Napolonin” , valles, që merret nga kërcimtarët më të mirë të baletit në Shqipëri, i është bashkuar dhe vetë kryeministri Rama.

edi rama, kledi kadiu, linda rama
(Në foto: Kryeministri Rama duke kërcyer me Lindën dhe Kledi Kadiun)

KRYEMINISTRI RAMA I BËN SHARE LAJMIT TË SHQIPTARJA.COM
Rama gjithashtu i ka bërë ‘Share’ lajmit të publikuar nga Shqiptarja.com, ku tregohet Kryeministri duke kërcyer këngën ‘Kush kërcen Napoloni’ së bashku me bashkëshorten e tij Lindën dhe Kledi Kadiun.


rama shqiptarja.com
(Foto: Postimi i Kryeministrit Rama në Facebook, duke i bërë Share lajmit të Shqiptarja.com)


Redaksia online
(e.s/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?