VIDEOLAJM/ Dy gjahtarë luftojnë me një piton 6 metra

16 Korrik 2023, 08:56| Përditesimi: 16 Korrik 2023, 08:58

  • Share

U deshën dy gjuetarë gjarpërinjsh për të luftuar një piton gjashtë metra të gjetur në një park kombëtar në Florida, gjarpri më i madh i këtij lloji të gjetur ndonjëherë.

Videoja e postuar në rrjetet sociale nga gjuetarët e gjarpërinjve Steven Gauta dhe Jake Valeri tregon momentin kur ata po luftonin me pitonin 56 kg. I cili ishte i gjatë sa një gjirafë e rritur.

Dy gjuetarët e dorëzuan më pas gjarprin në një qendër speciale për mbrojtjen e kafshëve të egra.

Një biolog nga kjo qendër vuri në dukje se ka indikacione se gjarpërinjtë e kësaj specie të veçantë, pitonët burmezë, po rriten në madhësi.

Pitonët burmezë gjenden në zonat e Azisë Juglindore dhe mendohet se kanë ‘pushtuar’ Floridën. Këta gjarpërinj preferojnë zona me lagështi të shtuar ose lumenj.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?