VIDEOLAJM/ Durrës, dasmorët i bashkohen festivalit "Fest lojë" ! Kërcejnë dhe i hedhin para të rinjve ballkanas

26 Qershor 2023, 11:19| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 11:46

  • Share

Pasditen e djeshme teksa mbahej festivali "festë-loja" me grupe pjesëmarrëse nga Ballkani, në sheshin “Liria” në qendër të qytetit, disa automjete dasmorësh kanë ndaluar për të kërcyer me grupet e kërcimtarëve ballkanas të cilët po performonin në ato momente.

Madje disa prej dasmorëve kanë hedhur para kërcimtarëve në mes të rrugës, por paratë u morën nga fëmijët që ishin aty.

Festivali “festë-loja” është një  festival që është kthyer në traditë të përvitshme në qytetin  Durrësit. Shtete të ndryshme të Ballkanit sjellin përfaqësues të rinj të cilët shpalosin traditat e tyre të kërcimit. Festivali zgjat disa ditë. Shikoni videon.

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?