VIDEOLAJM/ Borë në gusht, zbardhet Marmolada në Dolomites, termometri shënon -6 gradë celsius

5 Gusht 2023, 22:57| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 23:00

  • Share

Europa Qendrore, por edhe vendet e po përballen me një mot të pazakontë. Është e pazakontë që të ketë dëborë në muajin gusht, por kjo ka ndodhur në Itali.

Rënia e menjëhershme e temperaturave ka bërë që majat e alpeve në Marmolada të zbardhen nga dëbora. Mëngjesin e sotëm streha Punta Penia (3343 metra) është zbardhur plotësisht, siç shihet edhe nga videot e postuara në rrjetet sociale nga menaxheri Carlo Budel.

Mëngjesin e sotëm në Marmolada termometri shënoi -6 gradë celsius.

Ndërkohë edhe qyteti Reutlingen në Gjermani është përfshirë nga një stuhi e pazakontë breshëri, e cila shkaktoi edhe përmbytje. Sipas mediave gjermane, shtresa e breshrit në qendër të qytetit ishte 30 centimetra e lartë, saqë u desh ndërhyrja e borëpastrueseve për liruar rrugët.

Përmbytje janë regjistruar në Slloveni ku u regjistruan 3 viktima, në Gjergji si pasojë e përmbytjeve pati 11 viktima, ndërsa nga ky mot i keq u përfshi edhe Austria e Beogradi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/08/2023 03:36

    Cmendurite e ndryshimeve klimatike.S.d.q nuk eshte hera e pare.Aty nga mesi i viteve 70'prinderit e mi qe jetonin ne ate kohe ne nje qytet ne lindje-juglindje te Shqiperise me kane treguar se nje here ishin kthyer nga plazhi ne Durres ne 31 gusht,kurse ne 1 shtator kishin ndezur soben per ngrohje,atje ku jetonin,kaq ftohte e kaq shpejt kishte ndryshuar temperatura dhe nuk ishte maje mali si Dolomitet aty ku jetonin qe te thuash eshte dicka e pritshme.Me keto ndryshime klime qe po shohim s'keni pare gje akoma!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?