VIDEOLAJM/ Berisha drejt arrestimit, korrieri me skuter dërgon në SPAK autorizimin e Kuvendit, Gjykata vendos brenda 5 ditësh

21 Dhjetor 2023, 13:36| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 19:38

  • Share

Kuvendi i dërgon SPAK-ut vendimin për autorizimin e arrestimit të Sali Berishës. Report Tv sjell momentin kur postieri dorëzoi në SPAK të protokolluar vendimin e marrë nga pushteti legjislativ në sencën plenare të ditës së sotme (21 dhjetor).

Me xhup, xhinsa, syze dielli dhe çantë shpine postieri i hipur mbi një skuter ndalon para godinës së SPAK për të dorëzuar letrën.  

Pasi SPAK njoftohet zyrtarisht dhe njihet me relacionin e Kuvendit, i drejtohet Gjykatës së Posaçme, konkretisht gjyqtares Irena Gjoka për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte, në masën arrest me burg apo arrest shtëpie.

Referuar procedurës ligjore, pas depozitimit të kërkesës së SPAK në gjykatë kjo e fundit ka 5 ditë kohë për shqyrtimin e saj.


Lajmi kryesor:

'Partizani'/ Berisha drejt arrestimit, Kuvendi i jep autorizimin SPAK-ut me 75 vota pro! 'Lejen' ia dërgon në zyrë! Mungon në seancë PD e Bashës


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?