VIDEOLAJM/ Bënte drifte në zonat e banuara, ‘e pëson’ i riu në Vlorë, i hiqet patenta dhe merr gjobën e majme

28 Janar 2023, 18:25| Përditesimi: 28 Janar 2023, 18:27

  • Share

VLORË- Lojërat e shpejtësisë në zonat e banuara dhe rrezikimi i shoferëve të tjerë kanë futur në telashe të riun në Vlorë i cili pëlqente të bëntë drifte me makinë në zona të banuara.

Siç duket nga pamjet e policisë, i riu me mjetin tip “Benz” është duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë të cilat edhe i filmonte. Për pasojë, personi me iniciale D.Xh., është ndëshkuar me gjobë me vlerë 75.000 lekë si dhe me heqje të patentës.

Në përfundim të veprimeve nga policia,rezultoi se i riu e drejtonte automjetin, pa siguracion dhe pa kryer kontrollin teknik.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhjarri vranishtit: 28/01/2023 18:34

    Kujton se ishte ne fshat ky dhjarri dhe bente numra.Te shesi dhit tani te paguaj gjoben

    Përgjigju
    • Valona: 29/01/2023 01:36

      Haahahah mir the na mbyten dhjarret

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?