Sociale

VIDEOLAJM/ Aktivistja Brizida Gjikondi i bashkohet nismës ndërkombëtare, pret flokët në shenjë revolte për 22-vjeçaren që u vra në Iran

27 Shtator 2022, 10:24| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 10:36

  • Share

Aktivistja Brizida Gjikondi është bërë pjesë e nismës ndërkombëtare duke prerë flokët në shenjë revolte për 22-vjeçaren Mahsa Amini e cila po mbahej nga Policia e moralit për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit. Ajo ndërroi jetë  pasi pësoi një goditje në tru dhe disa sulme në zemër ndërsa ishte në qelinë e paraburgimit.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shfaqet duke prerë flokët, nismë që ka nisur në Iran.

Të paktën 450 persona janë arrestuar në Mazandaran, një provincë veriore të Iranit, gjatë 10 ditëve të fundit të protestave.

 

 

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?